Një kryetar komune nga radhët e BDI-së ka organizuar mbledhjen e fondeve në diasporë për të realizuar premtimet e tij zgjedhore, pas dështimit të tij për të siguruar fonde shtetërore që janë para të taksapaguesve.

Në një dokument të siguruar nga INA, shihet qartë se si kryetari për të cilin do të zbardhen detaje ka autorizuar persona të caktuar për të mbledhur para tek diaspora në vendet skandinave.

Bëhet fjalë për një komunë në rajonin e Pollogut, e cila më shumë se një dekadë udhëhiqet nga BDI.

INA do të sjellë dokumente dhe detaje për këtë skandal keqpërdorues dhe antiligjor, që dëmton diasporën, por nga ana tjetër tregon injorimin e këtyre komunave nga buxheti shtetit.  (INA)