Në ditën kur Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar tubim për promovimin e kandidatëve për deputet në komunën e Zhelinës, kryetari i komunës së Zhelinës z. Fatmir Izairi ka ftuar kryefamiljarët e Zhelinës në zyrat e komunës për të mbajtur takime në të njëjtën orë me qëllim të qartë për të penguar praninë e qytetarëve në tubimin e Aleancës për Shqiptarët.
Ky skenar i BDI-së dhe kryetarit Fatmir Izairi tregon qartë se si BDI-në ashtu edhe Fatmir Izairin e ka kapluar frika dhe panika për humbjen e terrenit dhe një pjese dërrmuese të elektoratit.
Siç mund të shihet edhe nga koordinimi i kryetarit Fatmir Izairi me qytetarë të ndryshëm, ka për qëllim që pos u bën presion qytetarëve që të marrin pjesë në tubimet e BDI-së, dhe ndërkohë kjo është një mundësi e mirë për të kuptuar se pengesat që partia në pushtet dëshiron t’i bëjë ndaj Lëvizjeve opozitare, konkretisht ndaj Aleancës për Shqiptarët.

ftese

© fol.mk