Kryetari i RDK-së Vesel Memedi priti në takim zyrtarë ambasadorin e SHBA-së, ekselencën e tij z. Jess Bailey i shoqëruar nga këshilltarët e tij politik. Ky takim i ambasadorit z. Bailey është një nder i madh që i bëhet RDK-së, që është edhe një dëshmi e radhës për konstruktivitetin e RDK-së në drejtim të kontributit për zhvillimin e drejtë të shoqërisë në përgjithësi.

Në këtë takim mjaft përmbajtësorë kryetari i RDK-së Memedi falënderoi ambasadorin e SHBA, z. Bailey për vizitën dhe theksoi se kjo vizitë shton edhe më shumë përgjegjësinë e RDK-së në drejtim të të qenurit konstruktiv në këto momente delikate për zhvillimin e shoqërisë në Maqedoni. Kryetari Memedi theksoi se kjo vizitë e ambasadorit amerikan dëshmon edhe njëherë se për zhvillimin e vendit drejt strukturave euroatlantike më tepër kujdesen diplomatët e huaj perëndimorë sesa vet ne si politikan që jemi zgjedhur të merremi me organizimin politik në përgjithësi. Sipas Memedit, vendi dhe rajoni kanë nevojë për ndihmën e shtetit amerikan që sëbashku të përballemi me ekstremizmin radikal që për herë të fundit tenton të rishfaqet në vende të ndryshme të botës.

Ambasadori amerikan z. Bailey theksoi se secili organizim politik dhe shoqëror duhet të jap kontributin maksimal në tejkalimin e problemeve dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi, dhe jo të presin që dikush tjetër të merret me detyrat e shtëpisë që duhet kryer nga aktorët vendas

rdk1

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????