Kryetari i ri i Komunës së Zhelinës me të marrë detyrën e re punën e parë që e ka bërë është heqja e drynave të komunës dhe hapja e dyerve për qytetarët.

Ky veprim në fakt është edhe një nga premtimet qendrore të Blerim Sejdiut gjatë fushatës ku disa herë ka premtuar që pas fitores Komunën do ua kthej qytetarëve.