Për dikë verifikim i fitores, e për dikë shpresë për ndryshim, kështu shihet rivotimi në Çair nga ana e dy partive politike, garuese në rrethin e tretë për të parin e Çairit.

Nga, BDI-ja nuk dëshirojnë ta komentojnë vendimin e Administratives, dhe thonë se do marrin pjesë në këtë rivotim duke ndarë bindjen se kësaj rradhe dallimi dhe fitorja e Ganiut do të jetë edhe më e thellë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk komenton vendimin e Gjykatës Administrative. Gjithsesi, ne do të marrim pjesë në procesin e rivotimit dhe ndajmë bindjen se fitorja do te jetë edhe më e thellë në favor të BDI-së”, tha Arbër Ademi.

Kandidati i koalicionit Aleanca me Besë Zeqirija Ibrahimi thotë se ky vendim është një shpresë, dhe se kërkon që qytetarët e asaj zone të votojnë lirshëm.

“Thjeshtë kjo është një shpresë, një mundësi e vogël që ato e kanë lënë të arsyetohen për para opinionit se me gjithë atë është pranuar një ankesë e Lëvizjes Besa. Ne shpresojmë që qytetarët e kësaj zone të Çairit mund ta shprehin vullnetin lirshëm dhe pa presione”, tha Zeqirija Ibrahimi.

Kujtojmë, Gjykata Administrative ka vendosur që në vendvotimin 2901 në Çair do të ketë rivotim. Përderisa, dallimi mes Visar Ganiut dhe Zeqirja Ibrahimit pas rrethit të dytë të votimeve ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2901 ka gjithsej 719 votues të regjistruar, ku mund të ndryshojnë rezultatin e rrethit të dytë./Almakos/