Për zgjedhjet e caktuara më 11 dhjetor të drejtë vote do të kenë 1.770.736 qytetarë ose 9.392 votues më pak se zgjedhjet parlamentare në 2014, tha sot KSHZ.

Zvogëlim të numrit të votuesve ka edhe në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore, kurse pothujse 8 mijë votues më pak ka në njësinë e parë zgjedhore në Shkup dhe në Kumanovë.

KSHZ kumtoi se Lista zgjedhore u është dorëzuar të gjithëve partive politike në 30 korrik. Lista ende nuk është mbyllur zyrtarisht. Kontrolli publik do të jetë i mundur prej 27 tetor deri 16 nëntor.

 Sipas kalendarit jo-zyrtar të zgjedhjeve e parakohshme, Kuvendi duhet të shpërbëhet më 12 tetor, kurse fushata duhet të filloj më 12 nëntor.

Listat me kandidatë për deputetë duhet KSHZ ta shpall në shtypin ditor më 18 nëntor.