Burime nga MPB-ja për TV Telma bëjnë të ditur se vetëm në dhjetë ditët e fundit janë punësuar mbi 120 persona ne MPB, edhe atë pa konkurs.

Ministri i ri Oliver Spasovski ka deklaruar se janë duke analizuar për punësimet e reja, ose ndonjë rishpërndarje në MPB, për të kuptuar se çfarë është bërë në MPB në ditët e fundit të mandatit të Mitko Çavkovit dhe në 15 orët e ministrit Oliver Andonov.

Sipas të dhënave të këtij televizioni, punësime ka patur në njësinë Alfa, por edhe në departamente tjera të MPB-së. Sipas Nenit 76 të Ligjit për punë të brendshme, ministri i punëve të brendshme ka të drejtë diskrete që të pranojë persona në punë në MPB pa ndonjë konkurs.