Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të mbajë seancë në të cilën duhet ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim afatin për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve lokale 2017 për anëtarët e këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave edhe për kryetarin e komunës së Shkupit (6 gusht – 7 tetor të vitit 2017).

Në rend dite të seancës janë edhe kërkesat deri te Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me nenet 41, 43, 45 dhe 49 nga Kodi Zgjedhor dhe deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në pajtim me nenin 32 nga Kodi Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, dje në pajtim me afatet e konfirmuara me Kodin Zgjedhor, e nënshkroi Vendimin për shpalljen e Zgjedhjeve lokale, të cilat sipas dispozitave ligjore, do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.