Nga dita e hënë duhet të fillojë kryqëzimi i regjistrimit të të dhënave të votuesve, por sa do të zgjasë ajo, tani për tani nga KSHZ nuk mund të dihet.

Kryqëzimin do ta kryejë IT kompani në bashkëpunim me tre ekspertë që do të angazhojë KSHZ. Nga ky kryqëzim i të dhënave do të shikohet se cilët nga votuesit janë kontestues, dhe më pas për ta do duhet të bëhet regjistrim në terren, që KSHZ do ta zbatojë me Entin për Statistikë.

KSHZ në mbledhjen e djeshme miratoi rregulloren për metodologji për qasje të plotë, kryerje të ndryshimeve dhe shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore, si dhe procedurën për zbatimin e kontrollit në terren për shkak të azhurnimit të të njëjtës.

Komisioni e miratoi edhe rregulloren për metodologjinë për udhëheqje dhe azhurnim të Listës zgjedhore të kontrolleve dhe analizave statistikore, kontrollin e të dhënave dhe evidencave të bazave të ndryshme dhe metoda të tjera të njohura adekuate të kontrollit.

Metodologjinë  për pastrimin e listës zgjedhore KSHZ-ja e miratoi pas pajtimit të marrë me shkrim nga katër partitë më të mëdha politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.