“E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen”, shprehet Cana

Televizioni i njohur zviceran, “SRF” ka realizuar një dokumentar për Kombëtaren shqiptare që për herë të parë u kualifikua në një Kampionat Evropian.

Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana që flet: “Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës”, derisa më pas protagonist janë edhe trajneri Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Më pas shfaqet rruga e vështirë e Shqipërisë për t’u kualifikuar, si fitorja e parë ndaj Portugalisë 1:0 si mysafir dhe ajo e fundit ndaj Armenisë 3:0. “E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen”, thekson më tutje Cana. Trajneri De Biasi theksoi se asgjë nuk është e pamundur dhe besuan nga fillimi deri në fund.

Në fund flitet edhe për ndeshjet në Evropian, ndaj Zvicrës, Francës dhe Rumanisë, ku Shqipëria nuk udhëton me flamur të bardhë./Albinfo.ch

 

https://www.facebook.com/AlbanienNationalmannschaft/videos/610124555804601/