Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se gjoja Aleancës për Shqiptarët i është refuzuar lista e kanditatëve të tyre, portali fol.mk kontaktoj kryetarin
KKZ në Gostivar z Muastafë Musliu i cili u prononcua për fol.mk. Ai në pyetjen tonë se a është e vërtetë se është konstaturar mangësi në listën e Aleancës për Shqiptarët deklaroi se” Nuk ka kurfarë mangësie apo çfardo qoftë problemi me listën e partisë Politike,Aleanca për Shqiptarët dhe se e njëjta është dorrëzuar brenda afatit ligjor dhe ne si organ përgjegjës për procesin zgjedhor kemi lëshuar vërtetim përkatës”,kurse sa u përket lajmeve në të publikuara në media tha,se të njëjtat nuk i komentojm dhe mund të jenë objekt e luftës politike ndërmjet partive që ska të bëjë me punën tonë si KKZ, Gostivar.
Edhe shtabi qendror zgjedhor i
“Aleancës për shqiptarët” nëpërmjet një demanti hodhi poshtë zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se subjekti i tyre politik ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mos-pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2017. Nga
“Aleanca për shqiptarët” thanë se ata kanë deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se dokumentacioni është në rregull dhe i pranuar nga KSHZ, njëkohsisht në reagimin e tyre
Shprehnin keqardhje që disa media elektronike (portale) kishin patur për qëllim vënien në konfuzion të opinionin publik dhe dëmtimin e “Aleancës për shqiptarët”.
Lidhur me këtë çështje apelojnë keqdashësit që: asgjë nuk do të ndalojë rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për shqiptarët.
Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara thuhej në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, dërguar mediave nga Shtabi qendror zgjedhor i Aleancës për shqiptarët/fol.mk
p