Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin e votuesve të kontestuar të lajmëruar deri më tani.

Deri në KSHZ në afatin për paraqitje nga 26 korriku deri me 19 gusht janë paraqitur 8.922 persona, prej të cilave 8.901 paraqitje janë pranuar.

Gjithsejtë 3.620 votues të kontestuar personalisht janë paraqitur në KSHZ, ndërsa 5.302 votues kërkesat e tyre i kanë dërguar përmes internetit. Shërbimi juridik i KSHZ-së ka refuzuar 21 kërkesa. Prej tyre një kërkesë është refuzuar për shkak të mos leximit të mirë të dokumentit, dhjetë kërkesa për shkak të mos përshtatjes së dokumenteve, nëntë për shkak të mungesës së dokumentit personal valid dhe dy për shkak të mos kompletimit të dokumenteve.