Pas zgjedhjeve dhe ri-votimit në Tearcë ditën e djeshme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hapur afatin për të dërguar ankesa lidhur me procesin e votimit.

 

Afati për ankesa është sot dhe nesër deri ora 18 kurse afati për mbledhje dhe verifikim të të dhënave kalon nesër në mesnatë.

Nëse asnjë parti nuk bën ankesa atëherë rezultati përfundimtarë duhet të publikohet më së voni të mërkurën në mesditë./Telegrafi/