Zyra Administrative e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të organizojë Ditë të hapura edukative për qytetarët me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, e cila çdo vit festohet të enjten e parë të shkurtit, përcjell Fol.

Siç informon KSHZ-ja, në këtë ditë të gjithë qytetarët e interesuar janë të mirëpritur në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku ata mund të ndjekin prezantimin edukativ ku përmes së cilës do të informohen në lidhje me ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar, me theks të veçantë në lidhje me Listën zgjedhore.

Në të njëjtën kohë qytetarët mund të bëjnë pyetje deri te punonjësit e Zyrës Administrative të KSHZ, ku mund të marrin edhe materiale edukative.

Qytetarët e interesuar mund të marrin pjesë në turne edukative në selinë e KSHZ (Bul. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, kati 4) në tre termine gjatë ditës, domethënë në orën 11:00, 13:00 dhe 15:00, ndërsa në lidhje me ushtrimin e të drejtën së votës do të informohen në ndonjë nga zyrat rajonale dhe zyrat. /Fol/