Arben Rugova

Demarkacioni i Kosoves me Malin e Zi nuk ka (dhe nuk duhet te kete) asnje lidhje me planet e SHBA-ve dhe Rusise per Ballkanin.

Nuk duhet pranuar asnje kushtezim nga Bashkimi Evropian per votimin apo mosvotimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kosova mbahet e izoluar nga politikanet e saj te korruptuar dhe te papergjegjshem (pozite/opozite), si dhe burokratet dyfytyresh e te korruptueshem te Brukselit.

Ne kete “loje te felliqur”, natyrisht koinçidon edhe interesi i Rusise, qe Mali i Zi dhe Kosova te hyjne ne konflikt, dhe per qejfin e saj, mundesisht te zhbehen si shtete, te ndahen midis aleatit te saj (Serbise) dhe Shqiperise!

Por, çka fiton Kosova nese i fale ose merr toke Malit te Zi!? Ka aq shume tradhtare pozita qe jane gati te falin toke te Kosovës!? Ka aq shume tradhtare opozita qe i shkojne per vije politikes ruse!?

Lejeni anash interesin personal. Kendelluni! Nuk po flitet per kufij te Ilirise, por per kufij te djeshit! Njera pale ka sharruar keq! Tradheti eshte te falesh token e Kosoves per interesin e Perendimit! Tradheti eshte te tradhetosh Perendimin per interesa te ngushta, klanore e personale! Interesi juaj personal – indirekt eshte interes i Rusise.

Nje gje e di, Qeveria ka gabuar diku, nuk i ka numrat per ta proceduar demarkacionin ne Kuvend, dhe bashke me disa burokrate te Brukselit, fajson opoziten per izolim te Kosoves (e bashkepunim me Rusine), ndersa kjo e fundit (ka gabuar diku) – nuk e ka mbeshtetjen e Perendimit, nuk ka fuqi politike as strategji per ta rrezuar kete qeverisje te keqe!

Sillu/pshtjellu/asgje!
Kujt t’i besosh!? Matrapaz gjithandej!
Veç Donald Trump mund t’i jep kahje ketij lemshi, ne stilin e tij – gjithçka ose asgje!

Pse jo!?