huzeir

Huzeir Mustafi

Pa dyshim se shqiptarët e Maqedonisë kanë më shumë së një mijë arsye për të protestuar kundër këtij sistemi , kundër kësaj qeverie , kundër këtyre gjykatave të politizuara , kundër prokurorisë që njihet si nëndegë e VMRO-së . Shqiptarët kanë më shumë se një mijë arsye të protestojnë kundër sistemit , që vret shqiptarët , që burgos shqiptarët, kundër sistemit që monton raste kundër shqiptarëve , kundër sistemit që rrah nxënësit shqiptarë , kundër sistemit që vjedh paratë e shqiptarëve dhe nuk investon asnjë denarë në vendbanimet e banuara me shqiptarë , pra ka me mijëra arsye për të protestuar shqip sepse para se maqedonët të ankohen nga sistemi shqiptaët janë mijëra herët më të shtypur nga ky system. Më habit fakti se kur  paralajmërohet një protest mbarë shqiptare duke bashkuar parti politike opozitare , organizata të ndryshme , shoqata etj , disa shqiptarë e disa portale por edhe disa parti politike janë vënë në sulm të kësaj proteste duke gjetur ndonjë arsye banale se pse sduhet të protestohet ditën e premte , apo duhet të bashkohet protesta me maqedonët etj. Ju lutem po çrëndësi ka a protestohet të premtën apo të shtunën apo të marten kur para syve na paraqiten skenat që ky system ia shkaktoj popullatës shqiptare në Maqedoni? Ju lutem a më e rëndësishme paska qenë ti bashkohesh protestave të LSDM-së e të bërtasesh Ostavka se sa ti bashkohesh vëllezërve dhe motrave tua e të brohoritni DORËHEQJE ?! Nëse ndjeheni mirë pranë Zoran Zaevit dhe LSDM-së atëher në rregull por mos harroni se koha do ju gjykojë të gjithë ju që ftoni të bashkoheni në protesta e LSDM-së ndërsa gjeni arsye banale për mos e përkrahur protestën mbarëshqipëtare , ku do të brohoritet Shqip , do të kërkohet dorëheqje shqip dhe do të valohet flamuri kombëtar shqiptar!