Ekskluzive, Lëvizja BESA njofton se përkrahin iniciativën e Ziadin Selës për protesta gjithëpopullore ditën e Premte në Shkup dhe çdo nismë që e demaskon këtë regjim. Sipas nënkryetarit të  Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, mbështet çdo nismë që i pengojnë këto padrejtësi që dalin nga ky regjim diktatorial.

“Ashtu siç e kemi thënë në kumtesat tona të deritanishme, ne parimisht e mbështesim secilin aktivitet që shkon në drejtim të rrënimit të këtij rexhimi. Ne tashmë i kemi mbështetur protestat e sektorit civil, që organizohen çdo ditë në Shkup dhe do t’i mbështesim edhe të gjitha aksionet e tjera që e pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve në kushte diktature më 5 qershor dhe të cilat kanë për qëllim demokratizimin e vendit dhe kthimin e normalitetit”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët, e drejtuar nga LR-PDSH dhe RDK ka planifikuar protesta masovike në Shkup gjatë ditës së Premte, 22 Prill 2016, me fillm në ora 14.00h.