Ditët e fundit në qytetin e Strugës po ashpërsohet gara për kreun e komunës. Kandidati i BDI-së Ramiz Merko pas dështimit në raundin e parë, shpresën e fundit e sheh te votat maqedonase dhe po bën fushatë nëpër vendbanimet e tyre. Por duke e parë se naqedonasit nuk janë të interesuar për të votuar për asnjërin prej kandidatëve shqiptarë, Merko po mundohet të nxejë gjakrat e tyre duke i mobilizuar kundër Selës.

Përveç se shpërndan dhe sponsoron videomontazhe të Selës, ditët e fundit militantë të tij po shkruajnë grafite nëpër qytet, nëpër ndërtesa dhe kisha.

“Sela:nema makedonci” janë disa nga grafitet që vërehen nëpër qytet.
Loja e ulët e Merkos dhe shtabit të BDI-së në Strugë po tensionon situatën dhe frika për incidente është evidente.