mb

Shkruan: Muhamet Berzati

Prej nji viti më parë e gjer në ditën e zgjedhjeve nuk do të pushojnë gojligët së komentuari gjithë andej duke sharë sepse dikush mendon ndryshe. Është dashur të jemi peng edhe 20 vjetët e ardhshme duke u servilosur para dikuj. Më vjenë turp sot se pse e humba kohën për këtë njëmendësin e këtyre njerzëve. Të qenurit krenar për gjithë ato humbje ju ka sjellur në pozicion që sot të vetë ngushlloheni duke bindur njëri-tjetrin se do të jeni shumë fortë dhe ju mbushë juve me energji negative që të shani vazhdimisht. O miqt e  tanë që vazhdimisht ofendoni me ironin e çastit, ju dhe opinioni e dinë mirë se ne nuk kemi bërë ansnji turp gjerë më sot dhe të gjithë mundë të vlersojnë më së miri në mes të mirës dhe të keqes. Sot kur përfundoi qellimi i mendimit të përbashët e harruat shoqërinë dhe sakrificën për njëri-tjetrin dhe po mundoheni me gjithë kapacitetin tuaj “intelektual” të baltosini ato që mendojnë ndryshe. Nëse qëllimi i një “PRINCI” është të mbajë pushtetin e vet përjetësisht, ai ndodhet përballë problemit dhe ai duhet të luftojë se si të mos duket i keq dhe kur vepron me ligësi. Nëse një “PRINC” që mashtron gjenë gjithmon njerëz që lejojnë të mashtrohen, prandaj nuk i ka gjithmonë fajet shoqëria por ato që mashtrohen. Në fakt, nëse një “PRINC” nuk mund të veproj si njeri, ai del nga kontrolli me dinakëri e vetë dhe i detyron bashkëpuntorët-varësit e tijë të sillen si bishë me shoqërin e tyre, këto varësit janë njerës me katakter të dobët sepse të lëndojnë edhe të zhgënjejn edhe kur mendon ndryshe, ato sa po gjejnë një reth tjetër shoqëror fillojn duke të sharë dhe duke haruar gjithë kontributin tënd. Njerzit me karakter të dobët janë ato njerëz pa karakter që shajnë shoqrinë, dorzohen shpejtë dhe mundohen të të mbajnë pengë përgjithmonë. Njerzit me karakter të dobët janë njerëz që sduhet takuar kur në jetë, sepse ato janë egoista dhe mendojnë se vetëm ato duhet punsuar dhe ngritur në karierë. Ato do përfundojnë si të vrarë shpirtnisht duke parë se si janë të varur nga të tjerët për të kaluar çdo momentë që u delë përpara si varës të dikuj. Ne kemi vendosur të ecim në rrugën tonë të drejt, të bëjmë më të mirën për ne dhe gjeneratat e rreja, edhe pse shokët tanë na shajnë dhe tregojnë hapturazi ftyrën e tyre të vërtet, ne do ta protestojm konstruktivitetin tonë për të mirën e kësaj shoqërie sepse e kemi parë që kjo është e vetmja rrugë e zgjidhjes së problematikës shoqërore. Ekzistojn kaqë shum njerëz falco, saqë kur takojm ndonjë origjinal frigësohemi ti besojm, sepse gabimi i mos përceptimit të origjinalit, mund të bohet gabimi i përjetshëm. Tek këto njerëzit falco është i ngulitur refleksi i kushtëzuar që të flasin dhe shajnë sapo të shohë një mendim ndryshe dhe një grup të madh njerzish që po e përkrahin këtë grup.