ruzhdi (1)

Opinion nga Ruzhdi Matoshi

 Situata në Universitetin e Tetovës aspak nuk është e volitshme dhe e favorshme në rritjen e këtij institucioni por  vazhdimisht po mer goditje të ndryshme institucionale dhe politike. Në Universitetin e Tetovës për herë të fundit konkursi për pranimin e kuadrit mësimorë ka qenë para dy vitesh. Kjo në institucionet e larta  arsimore  nuk është praktikuar  askund  as në Maqedoni dhe as në rajon. Kjo është një goditje e ulët e qeverisë që për 24 muaj mos të ketë hapësire për inkuadrim të kuadrit te rinj në këtë universitet. Degradimi i radhës për Universitetin e Tetovës vazhdon edhe me tutje për numrin e madh të studentëve që studiojnë në këtë Universitet dhe vazhdon të trajtohet me buxhet larg nevojave që ka. Universiteti i Shtipit dhe ai i Manastirit edhe pse më të vegjël për nga numëri i studentëve thithin nga buxheti i qeverisë së Maqedonisë fonde shumë më të mëdha se sa Universiteti i Tetovës. Goditja tjetër kundër Universitetit të Tetovës është pasojat që do ti ketë ky universitet si rezultat i një vendimmarrje qeverisëse për krijimin e një universiteti në Shkup që do të jetë shumë gjuhësorë  Universiteti “Nën Tereza”. Aspak nuk duhet të paragjykojmë se a duhet apo jo dhe si duhet të realizohet, por e dhimbshme është nëse ky universitet krijohet në llogari të përgjysmimit apo segregimit dhe funksionimit të Universiteti të Tetovës. Kjo është e frikshme që me një goditje të tillë të realizohen ëndrrat politikanëve sllavo shoviniste. Nga ana tjetër aspak nuk kanë filluar punët për infrastruktura njerëzore dhe teknike për themelimin e universitetit të Shkupit “Nëna Tereza. Kështu, që kjo i bie Shpalo shtëpinë e Universitetit të shqiptarëve të Maqedonisë dhe mbulo Hajate që nuk janë askund. Do të ishte krejt normale nëse rritja e Universiteti të Tetovës nuk pengohet dhe krijimi i universiteteve te reja të krijohen pa dogma politke dhe strategji djallëzore kundër popullit shqiptarë në Maqedoni. Prandaj mendoj që Unionet e studentëve të Universitetit të Tetovës dhe Unioni i Studentëve të Pavarur duhet të ngrenë zërin e tyre të protestave për të mbrojtur UT, ashtu siç e kanë mbrojtur ndër vite studentët e UT, që historia mos të shkruaj që dikur kishim studentë heronj, ndërsa sot kemi studentë militantë partiak që presin nëpër kafene notat