Sot iu dha lamtumira e fundit, 4 vjeçarit Almir Aliu i cili një ditë më parë iu nënshtrua plagëve fatale të së shtunës së kaluar kur në Kumanovë pas një zënke u shtyp me makinë së bashku me prindërit e tij nga personi B. I. Në ceremoninë e varrimit të vogëlushit morën pjesë një numër i madh i qytetarëve nga qytete të ndryshme të vendit të cilët ndanë dhimbjen bashkë me familjen e ngushtë të Almirit.