Shkruan:Blerina Demiri

 Para disa ditëve  të gjithë u përballëm me një dhimbje të trefishtë si pasojë e  vdekjes tragjike të  3 fëmijëve nga Kosova, viktima  këto të sistemit denigrues politik. Edhe sot po e njëjta servohet edhe në Maqedoni. E kur thua ti ç’ne në Kosovë, pse duhet të vdesin fëmijë shqiptarë kur vet shqiptarët udhëheqin dhe kanë në dorë mekanizmat drejtues qoftë ato lokale ose qendrore? Po Maqedonia! Ky shtet që destinacion kryesor ka vetëm greminën edhe kjo i duhej? Del burri botës, ose më sakt qenia kafshërore se burrë s’mund ta quaj dhe godet me veturë një familje të tërë, duke mos u mjaftuar me  vetëm këtë   rrëzim  përtoke dhe lëndimet e mara   deri në palcë i godet pa mëshirë,duke marr edhe  jetën e një fëmije.  

Zot i madh sa durim që ke! Ç’po na shohin sytë e ç’po na dëgjojnë veshët. Edhe sa të zeza do përjetojë ky nënqiell, deri ku do shkojë egërsia e njerëzve? Ishte vetëm 4 vjeç… Po aq ishte Almiri, ai që sot nuk është më…

Ç’faj pati që jo vetëm të vdesë por të jetë viktimë e një njeriur të egër  primitiv sllav, viktimë e një mllefi të papërmbajtur, viktimë e një katrahure politike që dalëngadalë po gllabëron gjithçka, madje edhe jetë njerëzish, më sakt fëmijësh. Po ata prindër që përjetuan dhimbjen më të madhe që mund ndonjëherë ta përjetojë zemra e njeriut, do kenë motiv për të nesërmen? Sado që jeta vazhdon, plagët nuk mbyllen kurrë, sado që vitet ikin dhimbja jeton bashkë me ne sepse ajo shfaqet në çdo hap që bën e në çdo fjalë që thua. Të flasim për ata që janë përgjegjës të këtij krimi, jo që është e kotë, por është fakt i pakontestueshëm që nuk shlyen dot dhimbjen e shkaktuar. Kumanovë, akoma po jeton nën makthin e konfliktit, dhe sot po të shtohet një tjetër, por ti vazhdon të qëndrosh stoike, sado që s’ke aspak mbështetje fizike e politike. Kam dëgjuar shpesh nga  ata që krekosen nga ata që duan të na bindin që ne të  besojmë se  jemi pjesë e barabartë e  këtij shteti, por dita ditës ne e përjetojm  të kundërtën. Ngushëllime familjes, Zoti t’ju falë durimin ! E për autorin e vrasjes dënimin me vdekje do të ishte pak! shpresoj, mos të na del i pafajshëm ,me këtë sistem gjyqësor të kapur  që kemi. Kurse krimineli mos paftë dritë e sy fëmijësh!

#meAlmirin

Autorja është  studente pranë  UEJL  Tetovë) drejtimi komunikim ndërkombëtar

©fol.mk