Seanca gjyqësore për Sulejman Osmanin, të akuzuarin për terrorizëm në rastin e Kumanovës u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë seancës së sotme janë zbardhur të gjitha bisedat telefonike të përgjuara para ngjarjeve në Lagjen e Trimave dhe Gushincë. Sulejman Osmani ndaj të cilit zhvillohet proces i veçantë gjyqësor u arrestua me pjesëtarët e grupit të Kumanovës më 10 maj të vitit 2015, por më pas u arratis nga policia teksa tregonte armët e fshehura në Gushincë. Në korrik të këtij viti ai u ekstradua nga Kosova.