Edhe seanca e sotme gjyqësore për Lagjen e Trimave u mbajt me dyer të mbyllura. Gjykimi mbetet në stadin e leximit të transkriptimeve nga bisedat e përgjuara të të akuzuarve. Sipas avokatëve mbrojtës tashmë janë duke u lexuar bisedat pas 9 dhe 10 majit 2015, për të cilat vet mbrojtja më parë kishte informuar se janë biseda të cilat do të vendosin pistat përmes të cilave mund të arrihet deri tek e vërteta. Mbrojtja gjithashtu kishte theksuar se këto biseda mund të nxjerrin edhe përfshirjen e mundshme të figurave politike në këtë rast. Pas leximit të bisedave pason faza e plotësimit të aktakuzën ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja dhe të akuzuarit për terrorizëm.