Nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në një shkrim të tij në rrjetin social facebook, ka thënë se ata e kanë dërguar Gruevskin në histori, ndërsa tani radhën e ka binomi Ahmeti dhe Xhaferi.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

10 vjet Gruevski i ka kushtëzuar shqiptarët që t’i marrë në qeveri.
BESA ishte partia e parë shqiptare që as nuk pranoi të flasë me të për qeveri.

 

10 vjet shqiptarët shtyheshin te dera e Gruevskit se kush do ta ulë më shumë pazarin për të bërë qeveri me të.
BESA ishte partia e parë shqiptare që, për shkak të qëndrimeve të tij antishqiptare, as nuk pranoi të ulej me të.

10 vjet na shisnin kopalla se “fituesi me fituesi bën qeveri”, që ta arsyetojnë bashkëpunimin me Gruevskin.
BESA për herë të parë tha se “edhe 10 deputetë po t’i kishim sot, me Gruevskin nuk do të bënim qeveri”.

10 vjet me radhë partitë shqiptare i kishin gati qeveritë me Gruevskin para se ai ta merrte mandatin.
BESA për herë të parë i detyroi që të zihen e përzihen deri në momentin e fundit, duke aktruar se po diskutonin, ndërsa ata po kalkulonin se cilin fund e kanë më të ngadalshëm e cilin më të shpejtë.

10 vjet me radhë partitë shqiptare festonin kur u vinte rendi të hyjnë me Gruevskin në Qeveri.
BESA për herë të parë ua thartoi buzëqeshjen, ngase shumë eksponentë të saj e dinë se, pas paraqitjes së BESËS në skenë, bashkëpunimi me Gruevskin është vdekje për ta.

Dhe, tash mund të konkludoni se kush e rrëzoi Gruevskin.
Dhe, tash mund të konkludoni se a mund të rrëzohej Gruevski dikur me 20 deputetë dhe pse nuk ndodhi atëherë.
Dhe, tash mund konkludoni se si rrëzohet Gruevski edhe vetëm me 5 deputetë.

Gruevskin e dërguam në histori.
Rendin e ka binomi Ahmeti&Xhaferi!