Kumanova në këto momente i jep lamtumirën e fundit Naip Rexhepi – Bellanoca, i cili u vra mbrëmë në Reçicë të Vogël në Tetovë, shkruan Fol.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit janë një numër i madhë i njerëzve.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Reçicë të Vogël, në një përleshje midis dy grupeve, ku Naip Rexhepi humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur./Fol/