Prishja e njërit nga motorët e aeroplanit të kompanisë hungareze “Wizz Air”, gjatë aterimit në “Aeroportin ndërkombëtar Shkup”, të fluturimit të javës së kaluar nga Bazeli, autoritetet kompetente të aviacionit e kanë klasifikuar si “incident serioz”, për MIA-n informuan nga Agjencia e Aviacionit Civil (AAC).

Për shkak të seriozitetit të incidentit, që ndodhi para një jave, 30 minuta pas mesnate, për fat të mirë përfundoi pa kurrfarë incidente, Aviacioni Civil i Maqedonisë rastin ia dorëzoi Komitetit për hulumtim të aksidenteve dhe incidenteve serioze në aviacion.

Aeroplani “Erbas 320” ka qenë i vjetër 13 vite dhe servisi i fundit i rregullt i është realizuar në prill të vitit të kaluar.

Nga AAC shpjegojnë se prishja e motorëve në fluturim janë dukuri e rrallë, hollësisht ndiqet dhe përpunohen në procedurat e kompanive për fluturim, për çka kompanitë janë të obliguara që ekuipazhin e tyre të fluturimit vazhdimisht ta dërgojnë në kontrolle me të cilat stimulohet raste të këtilla ose të ngjashme.

“Aeroplani ndodhej në fazë të zbritjes, në lartësi më të madhe se 1.200 metra, kur ekuipazhi i fluturimit të aviacionit ka vërejtur dukuri të parametrave jostandarde të motorit numër një, dhe me qëllim që të mos shkaktojnë probleme më serioze për sigurinë, në pajtueshmëri të procedurës së konfirmuar, motori numër një menjëherë është ç’aktivizuar.

Ekuipazhi ka vepruar në pajtueshmëri të procedurave të kompanisë, problemin e detektuar e ka paralajmëruar në Kontrollin e fluturimit dhe ka hyrë në zonë të pritjes ku i ka realizuar përgatitjet për aterim dhe sigurt ka ateruar në aeroportin në Shkup, 30 minuta pas detektimit të problemit”, sot për MIA-n informojnë nga AAC.

“Më 30 mars, në orën 12:15 sipas kohës lokale, në ‘Aeroportin ndërkombëtar Shkup’ në fluturimin Bazel – Shkup, në fazë të kalimit për aterim në aeroport të aeroplanit të kompanisë “Wizz Air” i është prishur njëri nga dy motorët, pa mundësi për ngritje të sërishme. Piloti ka deklaruar situatë të jashtëzakonshme, pas çka shërbimet e M-NAV dhe TAV kanë reaguar në pajtueshmëri të procedurave.

Pas dy mbifluturimeve qarkore mbi aeroport ekuipazhi me sukses e ka ateruar aeroplanin në pistë dhe i ka shkarkuar udhëtarët pa kurrfarë probleme”, para disa ditëve për MIA-n shpjeguan nga AAC.

Në pajtueshmëri të procedurave, shërbimet e AAC kanë hyrë në kontakt me drejtorinë hungareze të “Wizz Air”-it, gjegjësisht me AAc-në hungareze, si dhe me institucionet kompetente vendore.

“Më e rëndësishme është të theksohet se gjithçka përfundoi në rendin më të mirë, për shkak të faktit se pilotët dhe kontrollorët e fluturimit nëpër trajnime të cilat përfshijnë ballafaqim me ngjarje të këtilla”, njoftuan nga M-NAV.