Pas fyerjes së drejtorit Artin Spahiu kundrejt gazetarit Sefer Tahiri, kundërpërgjigjet ku i fundit duke jan kujtuar Artin Spahiut se ai është vetën një drejtor në Dibër dhe asgjë më shumë. Ja reagimi i plotë i Tahirit:

Artini që shpif nuk është analist, por drejtor në Dibër!

E paskan lëshu keta këtë farë djaloshin Artin Spahiu të shpif kundër meje në fb! Ky që deklarohet gjoja se është “analist” bën punë hafijesh dhe telallësh partiak dhe nuk la njeri pa anatemuar vetëm pse nuk mendon si partia e tij. Ky Artini është vetëm një drejtor i Qendrës së Kulturës në Dibër (siç shkruan në profilin e tij në fb)!
Kam një kërkesë deri tek kolegët që këtë farë telallin të mos e prezantojnë si analist, as si opinionist, por vetëm si një aparatçik shpirtngushtë që për një copë kolltuku të pushtetit të Nikollës shpif, fyen, imagjinon, gënjen e kështu me radhë ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
E di se do thotë që rjedh prej fisit të mirë Spahiu në Dibër, por publiku nuk do të bie më pre e këtij matrapazi!

Ja çfarë do thotë Spahi:
SPAHI m. hist.
Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës.

Këtij i është dhënë një copë kolltuku dhe lufton si kalorës partiak. Të qoftë për nder o burrë, se bukën e gazetarit e ke ngrënë dhe babai jot i nderuar Nefail Spahiu e di më mirë se çfarë do të thotë kjo.

©FOL

image

image