Reagime të shumta në opinion nga qytetarë dhe opinionist, pas deklaratës  së Ali Ahmetit, gjatë një paraqitje publike, ku deklaroi se profesori universitar Denko Maleski i plotëson të gjitha standartet për të qenë president i ardhshëm i shtetit.

Nga  reagime e shumta veçuam, reagimin e  analistit politik Qenan Aliu, i cili në profilin e tij në fejsbuk i rikujton Ali Ahmetit deklaratën e famshme të tij, gjatë zgjedhjeve te kaluara presidenciale, kur i njejti nëpërmjet fushatës ”Jo presidentit të njëanshëm” atëherë ishte  shprehur me anë të një metafore  se: ”si të votonte ndonjërin nga kandidatët e atëhershëm (Ivanov-Pendaroski), kur ishin të propozuar nga një matrapaz, në një treg të kafshëve” dhe se: ”të dy janë ”mënza” që kanë një bojë dhe janë të të njëjtës pelë”.

Në vazhdim ja edhe reagimi i plotë i Analistit Qenan Aliu:

”BDI dhe kryetari i saj z. Ahmeti ,si duket e kanë deformuar në skajshëmëri parimin e konsensualitetit kur jemi te funksioni publik – President shteti.

Deformimi ka të bëjë me justifikimin e profilit të kandidatit konsensual, mënyrën e etablimit të tezës, mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe faktorin e raporteve numerike të votueseve. Nuk është biseduar akoma për kandidatura për zgjedhjet presidenciale ka theksuar Ali Ahmeti në një brifing ad hok. Megjithatë , kur gazetarja etablon prof. dr. Denko Maleskin si kandidat i mundshëm për president shteti ;- Ahmeti pa hamendje vërteton se z. Maleski është një profil që plotëson të gjitha standardet për kanditat. Dhe kur jemi këtu edhe unë personalisht kam respekt për profilin e prof. Denko Maleski si një intelektual me performansa respektabile, por që nuk do të thotë se përgjithçka me te pajtohemi.

Poenta e kësaj qasjeje ka të bëjë për faktin, se si  z. Ahmeti kandidatin konsensual në këtë raport të faktorëve, se ai mbështet të jetë maqedonas, sepse kuptimi i konsensualitetit në këto raporte duhet të nënkupton kandidatin shqiptarë. Edhe pse duhet thënë të drejtën në modelin e zgjedhjes së presidentit në zgjedhje të drejtpërdrejta kandidati mund të jetë KONSENSUAL vetëm për forcat politike që e nominojnë atë e jo për të gjithë votuesit. Kësisoj ad hok prononcime mjegulluese, lehtësisht dekonspirohen vetëm duke komparuar me zgjedhjet presidenciale 2014 .

Kur Bdi me veprimin politiko-konspirativ (Jo presidentit jokonsensual) me Vmro-Dpmne ,duke përputhur zgjedhjet e parakohëshme parlamentare (raundin e dytë) , qytetarëve të këtij vendi ia akomoduan në zyrën më të lartë publike Gjorgje Ivanovin. Dhe shih për këtë, në një tubim për gjoja bojkot të (presidentit Jokonsensual) z. Ahmeti , në mënyrë metaforike kishte pohuar se pse tia vlejë për të votuar kur që të dy (kandidatët Ivanov-Pendaroski) siç kishte patur thënë një matrapaz në një treg të kafshëve-se janë ,,mënza,, që kanë një bojë dhe janë të të njëjtës pelë. Dhe thjeshtë më ka ngritë kureshtjen të dij nga z. Ahmeti se kandidatura e preferuar – çfarë”mënzi” është dhe konform metaforës së lartpërmendur e cilës  ”pelë” !