Në prag të zgjedhjeve , kur akoma nuk janë përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes së Përzhinës , ku ka ngecje serioze rreth pastrimit të listave dhe sidomos   në kohën kur duhet të  sillet ligji për reformat në media, përfaqësues të partisë shqiptare në pushtet BDI kanë vënë në shënjestër gazetarët. Jo më larg se sot  dy eksponent të lartë  të BDI-së , në dy prononcime të ndryshme  kanë atakuar gazetarët shqiptarë.

beqa

I pari  Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani, tashme i njohur  nga afera e përgjimeve  me fjalorin arrogant që fyu shqiptarët,   në një status në rrjetin e fejsbukut  gazetarët shqiptar i quajti:  “Shqipfolës te agjendave te huaja”. Ai tha se; “Ata kanë tradhtuar BDI-në, sepse nuk e kanë ndihmuar në ‘betejën’ e tyre me kryqin gjigant në Shkup”!’

qima fb

Poashtu ngjashëm si bashkë partiaku i Asanit pas bërjes publike të kërcënimit nga ana e Muhamed Zekirit , i menjëhershëm  ka qenë reagimi i Ministrit të Arsimit, Abdylaqim Ademi i cili në profilin e tij në Fejsbuk ka thënë: “Kur kritikojnë pa bazë dhe shpifin e quajnë liri e shprehjes, kurse kur ua kthen me argumente e quajnë kërcënim.” Gazetarë facebooki!

Ndoshta mund të jetë kritik pa bazë edhe kjo “NAREDBA ”  Ministrit Abdulaqim Ademi, që edhe pas 15 vjetëve në pushtet  nënpunësve  shqiptar u jep Naredba maqedonisht.!!!

agim

Me sa duket  sa më shumë po afrohen zgjedhjet, aq më shumë shtohen  presionet e BDI-së ndaj gazetarëve dhe mediave. E gjithë kjo ska se si të dekodohet  ndryshe përvec   se FRIKE  DHE PANIK  i humbjes së zgjedhjeve. /fol.mk