Jamie Carragher është rikthyer në kohë për të kujtuar momentin kur Raul Gonzales i kishte kërkuar Steven Gerrardit transferimin në Real Madridit.

Steven Gerrard këtë javë njoftoi pensionimin nga futbolli, dhe rreth karrierës së tij këto ditë janë duke u folur shumë gjëra.

Ish bashkëlojtari i tij, Jamie Carragher, ka zbuluar se pas ndeshjes të cilën Liverpooli e kishte fituar 4:0 në ‘Anfield Road’ nga Reali në vitin 2008, kapiteni i këtyre të fundit e kishte pyetur nëse do të dëshironte të transferohej në Real Madrid.

“Ne mundëm Realin 4:0 në ‘Anfield Road’ dhe Raul erdhi e pyeti nëse do të dëshironte të transferohej në Real Madrid gjatë verës, kjo tregon sa serioze ishte ajo, kapiteni i skuadrës e pyet nëse dëshiron të transferohej. Unë natyrisht se kurrë nuk do të dëshiroja që ai të largohej, por këshilla ime për të ishte se janë vetëm dy klube ku ai mund të shkonte, dhe ata ishin gjigantët spanjoll”, ka deklaruar Carragher.