Kurti paralajmëron tri reformat që do t’i bëjë si kryeministër

Kurti paralajmëron tri reformat që do t’i bëjë si kryeministër

21 maj 2017 14:04

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka shpalosur tri reforma që do të bënte ai si kryeministër.

“Në qeverisjen tonë do ta zhvillojmë vendin me tri reforma: 1. Shpërbërja e Agjencisë së Privatizimit dhe themelimin e Fondit Sovran të Kosovës. 2. Themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Kosovës, si dhe 3. Themelimi i Bankës Zhvillimore të Kosovës”, ka thënë Kurti, transmeton Koha.net.

Ai më tutje ka thënë se, “në dy mandate në opozitë e kemi parandaluar Zajednicën dhe kemi ndaluar faljen e tokës Malit të Zi”.

Kurti ka shtuar se Qeveria e tij asfaltin do ta zëvendësojë me prodhim.

“Vetëvendosje është makina që asfaltin e zëvendëson me prodhim. Qeverisja jonë 10 për qind e tenderëve do ta shfrytëzojë për ushqim ëpr fëmijët. Bashkeatdhetarët nuk do të zhvaten sikur në qeverisjet e kaluara.Që nga zgjedhjet e fundit Vetëvendosje ka dëshmuar se bashkëpunon me të tjerët për të mirën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Sipas tij pushteti i ka ndarë e përçarë njerëzit, kurse Vetëvendosja duhet të shërojë plagët e popullit dhe për këtë ka edhe dijen edhe guximin.

“Pushteti në Kosovë i ka ndarë e përçarë njerëzit. Duhet t’ia shërojmë plagët popullit dhe për këtë kemi edhe dijen edhe guximin. Kosova kurrë më afër ndryshimit nuk ka qenë, dhe ky ndryshim është VV dhe data 11 qershori. Ne duhet ta duam popullin më shumë se kurdoherë. Ne jemi në anën e të drejtës e të mirës, prandaj duhet të fitojmë sepse kështu fiton populli. Le të bëhemi bashkë të gjithë, të lëvizin bashkë për fitoren e VV-së për ditoren e Kosovës”, është shprehur ai.