Televizioni Alfa zbulon një skandal të madh financiar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në formë private ka nenshkruar dy marrëveshje në vlerë prej 5.3 milion eurove, ndaj firmave “Ars Lamina” nga Shkupi dhe “Arbëria Design” nga Tetova. Kontratat në lidhje me blerjen e teksteve shkollore për arsimin fillor, materiale didaktike shtesë dhe të përshtatura për tekstet nga gjuhë të huaja për vitin akademik 2018/2019.

Alfa TV boton ekskluzivisht dy marrëveshje që përfundohen në katër sy. Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi nënshkroi dy marrëveshjet.

Marrëveshja e parë është me vlerë rreth tre milionë euro me kompaninë Ars Lamina. Dhe marrëveshja e dytë vlen rreth 2.3 milion euro dhe përfundohet me kompaninë Arberia Design nga Tetova, raporton Almakos.

“Arbëria Design” donatori kryesor i BDI-së

Sipas Raportit të partive politike për donacionet e pranuara mund të shihet se donacioni më i madh i dhënë partisë politike OBRM-PDUKM është ai i firmës “KB Lida Dooel” prej 100 mijë denarësh, ndërsa BDI-së më së shumti i ka dhuruar shtypshkronja “Arbëria Design Hasim” edhe atë një shumë marramendëse prej 1.2 milion denarë, ose rreth 20 mijë euro./Almakos