Një nga fytyrat më të bukura të botërorit të këtij viti është Victoria Lopyreva, ambasadore e Kupës së Botës.

Por, kush është mikpritësja e kampionatit botëror që starton gjatë ditës së sotme në Rusi?

Bukuroshja 34-vjeçare ka një listë të gjatë të profesioneve – ajo është modele, moderatore televizive dhe blogere.

Ajoi u dha certifikata zyrtare e bukurisë në vitin 2003, kur mori titullin Miss Rusia. Pas triumfit, ajo është drejtoreshë e këtij konkursit të bukurisë prej vitesh.

Pamja tërheqëse e dërgoi në botën e modelimit, në të cilën pati sukses pas suksesi. Debutimi e ka pasur në vitin 1999, si një anëtare e agjencisë “Image – Elite”, të njëjtin vit mori ” Model of Don awards”, dhe në vitin 2001 u shpërblye me çmimin “Golden Lighting Fest”.

Lista e shpërblimeve vazhdon me “Miss Rusia Awards”, e cila iu dha në vitin 2003 gjersa ka bashkëpunuar me kompanitë kryesore kozmetike dhe markave të modës. Më pas u kthye si moderatore televizive dhe ndër angazhimet e para drejtuese ishte në “Center Television”.

Me kalimin e kohës, ajo u bë fytyrë shumë e pranuar në kanalet televizive ruse dhe kjo solli edhe një sukses duke arritur dy milionë ndjekës në Instagram.

Neve na mbetet të shohim se sa do të ndihmojë Victoria kombëtaren ruse, e cila do të luajë sot në ceremoninë hapëse në botëror me Arabinë Saudite. /Telegrafi/