Gjithmonë janë parë si rivale. Njëra brune e tjetra zeshkane, njëra më sensuale e tjetra rebele, njëra kështu, e tjetra ashtu.

E, tani, njëra e martuar e tjetra ende beqare. Megjithatë, e kanë një të përbashkët: të dyja janë bukuroshe.

Dhe, jo vetëm bukuroshe, por edhe të zgjuara, të preferuara, të idealizuara. Adelina e Leonora asnjëherë nuk kanë qenë mike për kokë, e në një moment marrëdhënia e tyre morri kahje krejt të pa dëshiruar, shkruan “Kosovarja”. Ka pasur disa herë tentime që dy më të dashurat e publikut ti pajtojnë, pastaj përflitej një duet, e të ngjashme. Asgjë konkrete deri më tash.

Në internet qarkullojnë shume foto ku Adelina e Leonora shihen të bashkuara, shkruan “Kosovarja”. Ama, deri më tani janë të bashkuara vetëm në foto.