Emrat e ministrave të rinj të BDI-së nuk kanë habitur vetëm opinionin, por edhe vetë strukturat e partisë. Të gjithë janë pyetur se nga dolën këto emra që më parë kanë qenë pak të njohur, e madje të panjohur fare në aktivitete partiake. Mirëpo pasi kanë kaluar 24 orë nga propozimi i tyre, shumë aktivistë të lartë të BDI-së kanë vërejtur një detaj interesant-shumica e ministrave të rinj janë shokë të afërt të Bujar Ahmetit, nipit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti (bashkë në foto). Kjo ka shtuar edhe më tepër revoltën në BDI te një pjesë e strukturave partiake që kanë filluar të pyeten nëse më me rëndësi është të japësh kontribut për BDI-në, apo të jesh shok i Bujar Ahmetit, transmeton Lajm.