Dy ministra të emëruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të kalojnë edhe filtrat e kryeministrit Emil Dimitriev. Siç mësohet dy nga të emëruarit kanë pasur edhe vepër penale më parë dhe ende nuk dihet nëse i kanë pastruar apo jo.

Gjithashtu sot është spekuluar se lideri i VMRO-së ka kërkuar nga Ahmeti njerëz më të pjekur për postet ministrore në të kundërtën partia e tij nuk do ti votojë.

Gjithçka mbetet të shihet ditëve në vijim para datës  7 prill ku pritet të shpërbëhet parlamenti dhe të vendoset data e zgjedhjeve 5 qershor.

Ndryshe sot as opinioni e as disa nga strukturat partiake nuk e kanë pritur krah hapur emërimin e ministrave të rinj pasi shumica e tyre janë pa bagazh politik dhe pa përvojë institucionale./TetovaSot/