Në një shtet diktatorial në çka është shndërruar Maqedonia së fundmi, ku edhe nëse keni veprimtarinë tuaj plotësisht në rregull, qoftë ajo afariste, politike, sociale etj., pushteti ushtron trysni për të mos lejuar zërin kritik dhe për të shantazhuar ata që nuk përkrahin klikën qeveritare, tanimë një vit po funksionon pa asnjë problem një i ashtuquajtur “Këshill opozitar”, që më parë vetëquhej “Këshill mbipartiak”.

Në një emision televiziv, mbrëmë, ideatori dhe propaguesi i këtij të vetëquajturi “Këshill”, Kim Mehmeti, në pyetjen e gazetarit: “Cka është Këshilli opzitar?”, është përgjigjur “Shihni, Këshilli opozitarë është një organizim i cili ka për qëllim të shkojë përtej, se flitet për bashkim partish, ne shkojmë përtej partive politike”.

Secili që ka njohuri elementare nga nga funksionimi i çfardo qoftë “organizimi”, siç shprehet Kimi, duhet të ketë formën e tij, duhet të jetë i regjistruar, të ketë leje për të funksionuar, të ketë person përgjegjës (kryetar, drejtor, pronar,..), të ketë seli, e kështu me radhë. Përveç kësaj, çdo “organizim”, siç shprehet Kimi, për të funksionuar, duhet të ketë Statut, Rregullore pune, ose çfardo dokumenti që përcakton “rregullat e lojës”, aderimin dhe largimin nga i njejti etj.

Kush e ka mashtruar Kimin se nëse ulet në kafe me disa shokë dhe shkruan një të ashtuquajtur “Platformë” mund të fitojë subjektivitet juridik dhe jo vetëm? Pse Lëvizja “Besa” po toleron një sharllatan të vetëshpalur filozof dhe “baba i kombit” të tallet me këtë parti serioze politike? Dhe më e rëndësishmja: Pse regjimi më tepër se një vit po e toleron këtë “bashibozuk” të veprojë në mënyrë ilegale, duke marrë peng parti të tëra politike dhe duke bllokuar bashkëpunimin mes opzitës shqiptare në Maqedoni?

Kush do mbarte përgjegjësi nëse ndodhte një incident në protestën e organizuar nga një grup njerëzish që thirren në njfar “Këshilli” ilegal dhe inekzistent juridikisht? Kush do të përgjigjet nëse në të ardhmen Kimi bën ndonjë çmenduri me mendjen e tij të krisur?/FAKTE.Net