Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të grave “ETIKA”nga Gostivari në bashkëpunim me Teatrin e Tetovës kanë filluar të realizojnë projektin e tyre të titulluar “ Nëse nuk bëjmë diçka ndryshe ,asgjë nuk do të ndryshojë”. Ky projekt në vetëvete ngërthen paraqitje të një pjese teatrale me tematikë politiko-sociale dhe një ligjeratë interaktive në lidhje me të drejtat e njeriut. Qëllimi kryesor i këtij projekti të financuar nga USAID, është që me anë të të ashtuquajturit “Teatër Rruge”, të nxit debatin dhe të mbaj gjallë atë për të nxitur diversitetin shoqëror. Me anë të ligjeratave të ndryshme që trajtojnë të drejtat themelore të njeriut,diskriminimin gjinor, diskriminimin etnik, politiko-ekonomik, korrupsionin etj, synohet të ngritet vetëdija e përgjithëshme tek qytetarët për të luftuar këto dukuri negative.

Gjatë ditës së enjte, aktorët e Teatrit të Tetovës interpretuan shfaqen e tyre para nxënësve dhe jo vetëm, të shkollës fillore “Kosta Racin” ,Bërvenicë. Ndërsa gjatë ditës së djeshme ata kanë interpretuar edhe  para qytetarëve Tetovar. Ky projekt do të vazhdojë edhe në komunat dhe viset tjera të Maqedonisë.

©FOL

sulo 4sulo2sulo1