Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka marrë vendim që ta pezulloj përkohësisht vendimin e dekretit të Presidentit Hashim Thaçit për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Ndryshe, ishte Lëvizja Vetëvendosje dje i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të dekretit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Sipas Vetëvendosjes, me këtë veprim presidenti ka bërë shkelje të disa neneve të Kushtetutës.

Ata kanë përmendur nenin 84, paragrafi 4, 82 paragrafi 2, neni 4 paragrafi 1, neni 84.14 dhe nenin 95 që flet për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nga Vetëvendosje e kanë argumentuar këtë duke përmendur letrat që presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar kreut të LVV’së, Albin Kurtit si lideri i partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Në këtë kërkesë si reference është marrë Kushtetuta e Kroacisë, e Sllovenisë, e Gjermanisë, Greqisë, Serbisë dhe Shqipërisë, raporton syri.net.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ka kërkuar nga Kushtetuesja që të vendosë masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentit, pasi që kjo çështje është objekt shqyrtimi në procedurë.