Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, duke reaguar në mënyrë procedurale theksoi se, dëshiron të pastrojë një, siç tha, manipulim, që shumë ditë përhapet në Kuvend, e ajo është se planifikohet që populli i Maqedonisë të shpallet për popull gjenocid.

“Gaboheni, nuk janë popujt gjenocid. Nëse nuk e keni ditur, do t’ju shpjegoj sërish. Qytetari i zakonshëm nuk është fare fajtor për diçka që është bërë, respektivisht për diçka që regjime të caktuara në periudha të caktuara e kanë bërë”, theksoi Sela.

Nuk bëhet fjalë, shtoi ai, për gjykim të gjenocidit që e ka bërë populli, por, siç tha, regjime shumë të ngjashme të aktuales, i cili duhet të bjerë dhe të bartë përgjegjësi për sjelljen e tij.

Duke reaguar gjithashtu në mënyrë procedurale të qëndrimeve të parashtruara të Selës, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE theksoi se nëse dikush luan me ndjenjat e qytetarëve, atëherë kjo është kur ai deklaron se nuk kanë ekzistuar maqedonasit para 100 vjetëve, por edhe ata nga LSDM-ja, sepse, siç tha deputetët nga partia e tij janë kyç për shumicën parlamentare dhe asnjëherë nuk e kanë dënuar deklaratën e këtillë.

Edhe vazhdimi i sotëm i 14-të nga debati kaloi me replika, kundër replika nga deputetët. VMRO-DPMNE kërkoi që LSDM të heqë dorë nga Platforma e Tiranës, e cila ka qenë tema kryesore edhe sot, si dhe të organizohen zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza aktuale.