Kuvendi sot në suaza të seancës së 26-të e shqyrtoi propozim strategjinë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020-2030, ndërsa votimi për këtë pikë, siç theksoi kryeparlamentari Talat Xhaferi, plotësisht do të caktohet.

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Zoran Dimitrovski tha se gjatë përgatitjes së strategjisë janë analizuar të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, si dhe të dhënat nga organet e drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet dhe ndërmarrjet publike. Për shkak të të dhënave të vjetëruara nga regjistrimi i popullatës, amvisëritë dhe banesat, kjo, potencoi Dimitrovski, ka paraqitur sfidë për përgatitësit e strategjisë dhe për shkak të asaj Ministria e Vetëqeverisjes Lokale së bashku me ekipin e ekspertëve obligohet se pas shpalljes së rezultateve nga regjistrimi i ardhshëm do të bëhet revizioni i strategjisë në vëllim për të cilin do të vlerësojë Këshilli për zhvillim rajonal dhe Qeveria.

“Vizioni i strategjisë është të tejkalohen pabarazitë dhe rajonet malore të shndërrohen në njësi territoriale funksionale në të cilat gjenerohet rritja stabile ekonomike, sigurohen shërbime sociale cilësore dhe shërbime tjera duke e mbrojtur mjedisin jetësor dhe natyrën, në atë mënyrë të kontrobuohet për rritjen e atraktivitetit të tyre, të mbahet popullata në rajone dhe të bëhet zhvillim i qëndrueshëm përmes specializimit dhe shfrytëzimit të përparësive konkurrente”, tha Dimitrovski.

Potencon se element i rëndësishëm, i cili është edhe pjesë e Ligjit për zhvillim rajonal të barabartë, është të ndahen më shumë mjete gjegjësisht një për qind e BPV-së për zhvillim rajonal të barabartë.

Sqaroi se çdo vit do të ndiqet se sa mjete ndahen nga ministritë në cilat rajone investohet që të munden rajonet të cilat do të marrin më pak investime në zhvillimin rajonal të rregullohen ministritë që vitin e ardhshëm më shumë të investojnë.

Sipas ligjit theksoi, këshilli për zhvillim rajonal të barabartë duhet të japë pëlqim dhe t’i miratojë të gjitha projektet nga ministritë të cilat do të shkojnë për zhvillim rajonal.

Deputetja Lidija Petkoska nga VMRO-DPMNE-ja tha se vlera e strategjisë është e madhe dhe me implementimin e saj mund të ndihmohet në zhvillimin rajonal lokal.

Duke e replikuar Petkoskën, deputetja Zhaklina Lazarevska tha se në realizimin e strategjisë është bërë diçka në zhvillimin rajonal. Sipas saj, në kohën e VMRO-DPMNE-së të gjitha mjetet janë investuar në projekte të cilat janë realizuar në Shkup, por edhe në komuna tjera.

Deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE tha se dy vjet është vonuar me sjelljen e strategjisë.

Sipas deputetes Marija Kostadinova nga LSDM, pas regjistrimit strategjia do të rishikohet.

Pas përfundimit të debatit për këtë pikë, në rend dite të seancës duhej të jetë propozim-ligji për vërtetim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, me procedurë të shkurtuar, për të cilën Xhaferi tha se do të shqyrtohet kur të ketë kushte. Ai potencon se propozim-ligji për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope në lexim të parë është tërhequr dhe se plotësisht do të informojë për vazhdimin e seancës së 26-të.

Kuvendi e filloi seancën e 20-të në të cilën pika e vetme është Propozim-ligji për detyrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar. Kryeparlamentari Xhaferi tha se për shkak të faktit që përfaqësuesi i Qeverisë është në trupat e punës së komisionit, debati për këtë pikë do të vazhdojë në orën 15:15 gjegjësisht pas pushimit të rregullt.

“Prej sot derisa të zgjasë ora policore Kuvendi do të punojë deri në orën 18:00 që të mundësohet në kohë udhëtimi i deputetëve dhe që të mos duhet ata të nxjerrin leje të veçanta”, shtoi Xhaferi.