Analisti politik Sotir Kostov ka theksuar se sjelljet e fundit të Prokurores Speciale, Katica Janeva tregojnë se ky është fillimi i fundit të saj, pasi që sipas tij, ajo u ngatërrua me popullin e Maqedonisë.

“Ajo disa herë kaloi në Këshillin e Prokurorëve Publik, kaloi në Parlament ku e zgjodhën, kaloi tek politikanët si Zaevi, u ngatërrua me udhëheqjen e VMRO-DPMNE dhe kaloi deri tani, po i akuzon dhe po i heton, etj. Por ka një punë qëmoti të ditur, se çdo kush që kapet me popullin pa nevojë do të humb”, theksoi Kostov për TV Nova.

Sipas tij, Janeva sot u kap me popullin, pasi që ftoi në biseda informative shumë qytetarë, që ishin donatorë të VMRO-DPMNE gjatë zgjedhjeve.  Sipas tij, minimum 200 njerëz nga Ohri kanë financuar këtë parti. “Ky është fillimi i fundit të Katica Janevës sepse  kap me popullin e urtë dh me dinjitet të Maqedonisë”, theksoi Kostov.