Kreu i BDI Ali Ahmeti nuk ka kërkuar asgjë me shkrim nga Gruevski për të hyrë në bidedime për qeverinë. Ne do ti dorëzojmë gjithçka që kërkon me shkrim, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johannes Hahn, pas kushteve që ka vënë z.Ahmeti për LSDM-së pët ti marrë nënshkrimet “Ajo që mund ta paramendoj se pret me shkrim është e lidhur me programin e ardhshëm qeveritar, detaje nga platforma e tyre dhe e jona si dhe gjithçka që lidhet me të ardhmen e qytetarëve , tha Zaev. Ai përsëriti qëndrimin se partia do të deklarohet mbi platformën e partive parlamentare shqiptare, pasi ata marrin mandatin për të bërë qeverinë e re. “Ne nuk ikim nga Platforma. Ne kemi aspekt pozitiv të platformës, sepse është sfidë për disa qytetarët që kanë pengesa në jetën e përditshme “, tha Zaev dhe shtoi se çdo gjë është diskutohet është në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe qëllimi thotë, të gjithë pakicë etnike të jenë të barabarta.
© fol.mk