Pavarësisht afrimit të afatit të mbajtes së zgjedhjeve lokale, partitë politikë ende nuk kanë definuar çështjet e koalicionimit e as kandidaturat për kryetar komunash. Deri më nëntë shtator, partitë politike kanë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash. Fushata zgjedhore fillon më 25 shtator kurse zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor.

Portali Shqipmedia ka arritur të kuptojë edhe kandidatin konsensual për komunën e Tetovës dhe Lëvizjes BESA. Sipas informacioneve jozyrtare ish-kryetari i degës së PDSH-së për Tetovën Prof.Dr Metin Izeti tani i afërt me Lëvizjen BESA por që ka lënë edhe hidhërimet me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin, pritet ti prijë betejës për Tetovën. Një gjë që pengon këtë kandidaturë është kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami i cili nuk pajtohet me këtë emër, por nëse Kasami nuk pranon kjo do të jetë edhe përçarja më e madhe që do të ndodh në Lëvizjen BESA pasi themeluesi dhe ideologu i Lëvizjes BESA që qëndron në prapaskenë ka dhënë aminin për koalicion me PDSH-në./Shqipmedia