Afrimi i shpalljes së kandidaturave zyrtare për kryetar komune dhe këshilltarë nga ana e partive politike si duket po afrohet ndërkohë që kanë nisur të dalin dhe emrat eventual që do të sfidojnë veten në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, transmeton Zhurnal.mk

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Sarajit do të jetë ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti.

Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të masë veten në këto zgjedhje lokale me ish ministrin e drejtësisë Blerim Bexheti i cili do të merr dhe dritën jeshile edhe nga kryesia qendrore e kësaj partie në ditët në vazhdim.