Qindra protestues “të pajisur” me balona shumëngjyrëshe dhe parulla erdhën para Kuvendit, ku janë lëshuar edhe regjistrimet nga bisedat e përgjuara apo siç njihen “Bombat” e Zaevit në lidhje me mënyrën se si zyrtarët e VMRO-DPMNE-së bien dakord për provizionet.

Para turmës së mbledhur po flasin edhe disa aktivistë civilë.

Balonat me ngjyra me fytyrat e politikanvë të falur u lëshuan në qiell, dhe protestuesit shpjeguan se kjo simbolikisht do të thotë se këta zyrtarë do të shkojnë në histori.

Momumenti më i ri që është vendosur sonte në Shkup është “lavatriçja e parave”.