Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, mbajtja e peshave të rënda, gjumi i parehatshëm apo dhe sforcimi gjatë aktivitetit fizik janë disa prej arsyeve kryesore të cilat çojnë në shfaqjen e dhimbjes therëse të shpinës. Një dhimbje, të cilën me siguri e keni provuar të paktën një herë në jetë. Por, në rast se nuk paraqisni inflamacion të shtyllës kurrizore, Fol ju propozon recetën e mëposhtme. Ju nevojiten 1 çorap nailoni, 1 çorap pambuku, 2 gota uji me oriz të pagatuar dhe një lidhëse për çorapet. Mbushni çorapen e nailonit me oriz dhe pasi ta keni lidhur mirë, futeni në mikrovalë për 3-5 minuta në temperaturë maksimale. Më pas çorapen e nailonit futeni brenda çorapës tjetër dhe e vendosni për disa minuta në atë pjesë të shpinës ku keni dhimbje.