E keni parasysh atë ndjenjën kur lëkura juaj drithërohet nga një këngë? Drithërimi nga një këngë e caktuar ka gjithashtu një domethënie të caktuar.

Një ndjenjë e tillë mund të ju vije nga një këngë e caktuar që e dëgjoni në radio, ose e dëgjoni dikë duke kënduar drejtpërdrejtë, dhe një dridhje ju përshkon poshtë shtyllës kurrizore.

Fillimisht, kjo anomali quhet Frisson.

Frisson është përjetuar nga rreth 2/3 e popullsisë së botës dhe është ndjesi e tillë si dridhje, dhe shprehet si përgjigje e madhe emocionale.

Mitchell Colver ka shkruar për këtë ndjenjë magjepsëse në ‘The Conversation.’

Hulumtuesit kanë dashur të zbulojnë nëse disa lloje të personalitet ju përgjigjen këtyre ndjenjave më lehtë se të tjerët.

Për të testuar këtë, ata kishin pjesëmarrës të lidhur në një makinë që maste se si lëkura e tyre u përgjigjej pjesëve të ndryshme të muzikës. Artistët përfshinin Air Supply, Hans Zimmer, Chopin dhe disa të tjerë.

Sipas studiuesve, këto këngë u zgjodhën, sepse ato përmbanin të paktën një moment emocionues që do të shkaktonte njëfarë ndryshimi tek ta.

Pjesëmarrësit gjithashtu përfunduan një test personaliteti, të cilin Colver dhe ekipi i tij përdorën për të përcaktuar një fakt interesant: ata që përjetuan këtë ndjesi, kishin një tipar personaliteti të quajtur “të hapur ndaj përvojës.”

“Studimet kanë treguar se njerëzit që posedojnë këtë tipar kanë imagjinatë jashtëzakonisht aktive, vlerësojnë bukurinë dhe natyrën, kërkojnë përvoja të reja, shpesh pasqyrojnë thellësisht ndjenjat e tyre dhe duan shumëllojshmëri në jetë”, shkruan Colver.

Për më tepër, Colver zbuloi se nuk është vetëm anëtimi emocional i këtij tipari të personalitetit që shkakton reagimi ndaj muzikës. Për shembull, kjo ndjesi mund të ju ndodhë nëse përdorni imagjinatën tuaj se si të luani një këngë, ose të krijoni imazhe mendore gjatë një kënge.

Ndodhë gjithashtu atëherë kur befasohemi këndshëm, kur pritjet tona janë tejkaluar.