Megjithëse është 19-vjeçare, ka një karrierë pothuajse si të motrës Kim Kardashian.

Kylie Jenner ka një linjë të makijazhit dhe kjo i ka sjell një pasuri të konsiderueshme.

Por, bukuroshja së fundi ka rrëfyer pse nuk ka shkuar në ballon e maturës, duke thënë se ajo kishte studiuar në shtëpi.

“Në fakt ishte shumë e trishtueshme për mua”, ka thënë ish e dashura e Tygas. “U detyrova t’i hiqja nga rrjetet sociale të gjithë miqtë e mi më të cilit kisha shkuar në shkollë”.

Megjithatë Jenner ka pohuar se këtë e ka bërë pasi që ata vazhdimisht do të publikojnë fotografi prej mbrëmjes.

“Ata ndoshta mendonin se unë i urreja, por në fakt unë nuk mund t’i shihja sepse ata do të publikojnë vazhdimisht fotografi gjatë mbrëmjes dhe unë isha në shtëpi. U mërzita vërtet shumë”, tha Jenner.